Ndahet nga jeta Arian Nevzati, i burgosuri në rastin e Brodecit

Maqedonia

Ndahet nga jeta Arian Nevzati, i burgosuri në rastin e Brodecit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 11:25

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta Arian Nevzati (1953) i cili ishte i burgosur pas aksionit policor në fshatin Brodec në vitin 2007.
Gjendja shëndetësore e Arianit ishte e rënduar që në ditët e para të burgosjes dhe Këshilli i emergjencës i fshatit Brodec në nëntor të vitit 2007 kërkoi lirimin e tij.
Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhduan dënimin me gjithsej 109 vjet burg.
Arian Nevzati ishte edhe pjestarë i UÇK-së në konfliktin e vitit 2001./tetova1/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat