Deputeti i BDI-së bëhet për spital

Maqedonia

Deputeti i BDI-së bëhet për spital

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 15:02

Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së ka përfunduar në spital pas rrahjes së sotme në mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së. Deputeti ka marë lëndime te syri i majt dhe është dërguar në Klinikën “Shën Naum Ohridski” që gjendet afër Parlamentit të Maqedonisë.

Deputeti Ismaili në fillim i është dhënë ndihmë në ambulantën që gjendet në Parlamentin e Maqedonisë, dhe pastaj është dërguar në spital.

Këtë informacion e ka prezantuar deputeti Artan Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat