Për një muaj qytetarët e Maqedonisë harxhojnë 176 minuta në telefon

Maqedonia

Për një muaj qytetarët e Maqedonisë harxhojnë 176 minuta në telefon

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 14:55

Në tremujorin e parë të vitit 2014 shfrytëzuesit e telefonisë mobile në Maqedoni kanë harxhuar diku 176.66 minuta në muaj. Numri më i madh i thirrjeve janë bërë në rrjetin vendor edhe atë diku 81.05 përqind ose 143.19 minuta.

Komunikimi me rrjetet e telefonisë fikse është 3.66 minuta ose 2.07 përqind ndërsa me shtetet të tjera 0.51 përqind ose 0.90 minuta.

Duke krahasuar me tremujorin e parë në vitin 2013 mund të vërehet se është zvogëluar shfrytëzimi i telefonisë fikse dhe thirrjeve jashtë shtetit, ndërsa është rritur numri i thirrjeve drejt rrjeteve të tjera mobile në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat