Heshtja dhe apatia e autoriteteve po dëmton qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës

Maqedonia

Heshtja dhe apatia e autoriteteve po dëmton qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 18:04

Banorët e Komunës së Hanit të Elezit, thonë se turpin për neglizhencën e mos funksionimit ende të qarkullimit me letërnjoftime, duhet ta mbajë qeveria e Kosovës dhe pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Sipas tyre, heshtja dhe apatia e autoriteteve po dëmton interesat e qytetarëve në të dy krahët e kufirit. Të anketuar, banorët theksojnë se lëvizja e lirë mes Maqedonisë dhe Kosovës është domosdoshmëri, mbi të gjithë për shkak të lidhjeve fisnore.

Ditë më parë ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u shpreh se ekziston vullnet për ratifikimin e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime, por pala kosovare përveç faktit që nuk ka formuar qeverinë e re, ka ende kushte për të përmbushur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat