Shpallet epidemia e verdhëzës në të gjithë territorin e Shkupit

Maqedonia

Shpallet epidemia e verdhëzës në të gjithë territorin e Shkupit

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 16:50

Sot Qendra e Shëndetit Publik shpalli epidemi të e sëmundjes ngjitëse – verdhëza në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit. Deri më tani numrit i të sëmurëve ka arritur 66 persona. Sëmundja transmetohet nëpërmjet duarve të papastra por mund të bartet edhe nëpërmjet ushqimit dhe ujit. Më shumë të sëmurë ka në Shuto Orizare, Karposh, Çair dhe Qendër. Numri më i madh i tyre, përkatësisht 23 fëmijë, janë të moshës nga 3 deri në 14 vjeç.

Mjekët bëjnë apel të rritjen e masave sanitare higjienike, jo vetëm në shtëpi, por edhe në ambientet publike. Autoritetet i tremben përhapjes më të gjerë të epidemisë, sidomos me rikthimin e fëmijëve nëpër shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat