Deshmi të reja per "Monstren", nëse SHBA dhe BE ofrojnë imunitet për dëshmitarët

Maqedonia

Deshmi të reja per "Monstren", nëse SHBA dhe BE ofrojnë imunitet për dëshmitarët

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 15:26

Daim Luci ne emer te Keshillit Organizativ i lexoi kerkesat e protestuesve: Lirim i menjehershem i te burgosurve, Doreheqje e prokurores dhe pergjegjesi e saj, Doerheje e ministres se puneve te brendshme, etj.

Kesaj radhe eshte shtuar edhe kerkesa, qe Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit te vizitojne te denuarit neper burgje dhe te binden per kushtet ne te cilat ata jetoje. "Kerkojme nga Ambasada e SHBA dhe BE qe jane nga ambasadat e vetme qe ne u besojme te garantojne imunitet per deshmitaret qe ne i kemi, te cilet te mund te deshmojne ne funksion te pafajesise se familjareve tane te denuar. Ka disa qytetare qe jane te gatshem te deshmojne se para se te arrestohen 6 familjaret tane, policia ka tentuar te arrestoje persona te tjere, per tua mveshur fajin per vrasjen e pesefishte. Ata jane te gatshem te deshmojne vetem nese fitojne imunitet nga Ambasada e SHBA dhe BE", tha Daim Luçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat