Ja sa para shpërndan SHBA për Maqedoninë

Maqedonia

Ja sa para shpërndan SHBA për Maqedoninë

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 14:18

Në buxhetin amerikan për vitin 2015-të, për Maqedoninë janë akorduar 12.8 milionë dollarë në formën e ndihmës ekonomike.

Sipas të dhënave të ndihmës së planifikuar financiare që SHBA e mendon ta ndajë për shtetet e huaja, qe eshte publikuar në faqen zyrtare të “Foreign assistance”, Maqedonia do të marrë një prej pjesëve më të mëdha të këtyre parave, edhe atë rreth 35%, para të cilat do t’i fitojë për mbështetjen e sektorit qytetar dhe OJQ-ve në Maqedoni.

Paratë do të shpërndahen nëpërmjet Agjencisë amerikane për ndihmë dhe zhvillim (USAID).

Qeveria e SHBA-ve mendon për Maqedoninë zhvillimin e sektorit joqeveritar.

Nga viti 2010-të deri më 2015 si ndihmë financiare kundrejt Maqedonisë janë dhënë gjithsej 45 milionë dollarë.
Maqedonia futet në mesin e top-10 vendeve evropiane që kërkojnë më së shumti ndihmë.

Nga vendet e Evropës, më shumë ndihma prej SHBA-së shpërndahen për Ukrainën, më pas për Gjeorgjinë, Kosovën, Bosnjën, Armeninë, Moldavinë, Serbinë, Shqipërinë dhe Azerbajxhanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat