"Monstra", te premten protesta të reja

Maqedonia

"Monstra", te premten protesta të reja

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 22:56

Këshilli Organizativ i rastit "Monstra" ka lajmëruar të gjithë qytetarët se do të ketë protesta të reja kundër dënimit të 6 shqiptarëve.

Ky këshill ka thënë se protesta e ardhshme do të zhvillohet këtë të premte më datë 22.08.2014, duke nisur nga ora 13.45 minuta në Çairçanja.

Familjarët e të dënuarve nga rasti “Monstra”, si dhe të dënuarve nga protestat e kaluara, deklarojnë se nga vizita e bërë familjarëve të tyre në burg kanë konstatuar se ata (te burgosurit) po vuajnë në kushte mizore dhe jonjerëzore.

Ndërkohë, ata kanë shpërthyer dhe në kritika kundër qeverisë, duke thënë se procesi "Monstra" është i montuar politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat