“Listeria” është gjetur edhe në mishin e pulës të kompanisë ‘Ekstra Mein’

Maqedonia

“Listeria” është gjetur edhe në mishin e pulës të kompanisë ‘Ekstra Mein’

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 09:03

Autoritetet shëndetësore alarmojnë situatën. Bakteria Listeria është gjetur edhe në mishin e pulës të kompanisë ‘Ekstra Mein’. Në ministrinë e Shëndetësisë theksuan se praninë e këtij bakteri vdekjeprurës te mishi i pulës e kanë dëshmuar rezultatet nga mostrat e marra nga fabrika e ‘Ekstra mein’. Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se do të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet që përmbajnë mish të pulës nga kjo kompani.

Nga ana tjetër, i njëjtë është edhe burimi i sëmundjes te të gjithë 10 personat e prekur nga listeria , 5 nga të cilët vdiqën, ka treguar gjenotipizimi i realizuar nga institucionet kompetente të akredituara. Është vërtetuar se burimi i sëmundjes është mishi i qafës së derrit të vakumuar nga kompania ‘extra mein’. Në këtë produkt autoritet kompetente kanë gjetur 90 herë më shumë prani të bakterit histeria, nga niveli i lejuar. Nga Klinika infektive njoftuan se gjendja e vajzës 16 vjeçare e prekur nga Listeria është e qëndrueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat