Zjarrfikësit merren veshtë me Teuta Arifin, do të kërkohet zgjidhje në kuadër të ligjit

Maqedonia

Zjarrfikësit merren veshtë me Teuta Arifin, do të kërkohet zgjidhje në kuadër të ligjit

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 15:41

Ligji për harmonizimin e pagave në komunën e Tetovës do të vlejë edhe për brigadën e zjarrfikësve, por është lënë një mundësi që të shqyrtohet gjetja e një kompromisi në kuadër të ligjit për të ngelur të kënaqur zjarrfikësit e Tetovës, ky ishte kompromisi i arritur sot në takimin mes kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe përfaqësuesit të brigadës së Zjarrfikësve, Shefajet Emini.

Teuta Arthi, tha se Ligji për harmonizimin e pagave parasheh edhe zjarrfikësit dhe kjo do të shkojë deri në fund.

“Për shkak të specifikës së punës së brigadës së zjarrfikësve dhe rrezikshmërisë, ne po bisedojmë me ta për të gjetur një mundësi dhe të shohim se çfarë mund të bëhet Brenda ligjit për të gjetur një kompromis”, tha Tetuta Arifi.
Komuna e Tetovës e ka marrë vendimin për të harmonizuar pagesat e punonjësve të administratës së komunës është sjellë në mënyrë ligjore dhe është i bazuar në raportin e Entit shtetëror për revizion të vitit 2009, 2011 dhe 2014.

Pas këtij vendimi, zjarrfikësit paralajmëruan protesta të cilët pas takimit të sotëm me Teuta Arifin nuk do të mbahen.

Koordinatori i zjarrfikësve të Tetovës, Shefajet Emini, tha se shpreson në mundësin e arritjes së një kompromisi.

“U morëm veshtë që në të ardhmen për këtë çështje të diskutojnë përfaqësues të zjarrfikësve dhe kuadrot financiar të komunës. Ata do të vlerësojnë se cfarë mudësie ka që Brenda ligjit të kënaqen kërkesat e zjarrfikësve. Ne shpresojmë se do ët arrihet një zgjidhje e pranueshme”, tha Shefajet Emini.
Sipas tij, njësiti i zjarrfikësve do të vazhdojë punën sic do ditë, duke qenë në gatishmëri të plotë për çfarë do rasti.

Teuta Arifi potencoi sërish se një masë e tillë është ndërmarrë për shkak të mbingarkesës së administratës me ët punësuar dhe për shkak të borxheve të mëdha që ka trashëguar nga ish udhëheqja e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat