Aktgjykimi ndaj protestuesve precedent i turpshëm

Maqedonia

Aktgjykimi ndaj protestuesve precedent i turpshëm

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 13:42

Nga tre vite burg fituan gjashtë pjesëmarrësit në protesta të cilat në fillim të muajit u mbajtën në Shkup kundër vendimit të gjyqit në rastin “Monstra”.

Lajmi i fundit mbi akuzën e protestuesve shqiptarë, filloi konkretisht me kërkesën e Gjykatave Themelore Shkup 1 dhe Shkup 2, të cilat, në këto procedura penale lajmëroheshin si palë të dëmtuara nga protestuesit, në emër të dëmit material 1.602.597,00 denarë. Prej në këtë rast, kishim shkelje dhe akuza të pabaza, do vlerësojë avokati Ismailaki Ollogu për mediat shqiptare në Maqedoni.

“Kërkesa e Gjygjit Themelor Shkup-1 dhe Gjygjit Themelor Shkup-2 për dëmshpërblim material ËSHTË PA BAZË LIGJORE, për arsye se: Në rastin konkret, dëmi material në këto dy institucione shtetërore është kryer nga pjesëmarrësit në protestën në fjalë gjë që përjashton mundësinë e përcaktimit dhe mveshjes të fajësisë dhe përgjegjësisë individuale vetëm se tek disa të akuzuarve. Në bazë të dispozitave të Ligjit për marrëdhëniet obligative (neni 195, alinea 1, te LMO) fajësia dhe përgjegjësia përfshin të gjithë pjesëmarrësit në protestë të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në mes veti janë të ndërlidhur në aktin konkret, ndërsa në të kundërtën, nuk ka mundësi me vërtetësi dhe bindshmëri të vërtetohet se cilat persona konkretisht janë kryes të dëmit material, gjë që imponon por zbatim përgjegjësinë solidare nga të gjithë pjesëmarrësit në protestë, gjë e cila gjithashtu është e pamundur të identifikohet dhe të përcaktohet tërësisht dhe me saktësi, posaçërisht kur numri i pjesëmarrësve në protestë është prej disa mijë personave. Në bazë të kësaj, trupi gjykues, duhet të hedhë kërkesën për dëmshpërblim material ne procesin penal, me qe nuk mundet te vërtetohet fajësia individuale dhe as ajo solidare, por, me që palët të dëmtuar janë institucione shtetërore dhe se objektet – pronën e tyre duhet ta kenë të siguruar, jepet mundësia ligjore që kërkesën për dëmshpërblim material, ta parashtrojnë edhe pranë shoqërisë që ka kontraktuar sigurimin e pronës.(mundësi e paraparë edhe në bazë të nenit 110 alinea 3, te Ligjit për procedure penale), tha juristi dhe avokati Ismailaki Ollogu.

“Në Shkup u shqiptuan dënime drakonike që nuk janë shqiptuar deri tani në praktikën gjyqësore”, tha Jeton Shasivari

Mbi vendimin e fundit, ku gjashtë nga tetë protestuesit ju shpall masa me dënim prej tre vjetësh burgim, juristi dhe profesori univerzitar, e paraqet të turpshëm dhe skandaloz.

“Aktgjykimi në fjalë paraqet edhe një precedent të turpshëm dhe skandaloz për gjyqësinë e vendit, ku edhe pse paragrafet ligjore janë të njëjta për krejt vendin megjithatë shqiptimi i drejtësisë është ndryshe-ndryshe dhe diskriminues, kur kihet parasysh fakti se për të tilla raste në Tetovë kishte dënime me kusht, kurse në Shkup u shqiptuan dënime drakonike që nuk janë shqiptuar deri tani në praktikën gjyqësore. Asgjë për protestuesit e lënduar, asgjë për shkeljet e autorizimeve policore dhe asgjë për tejkalimin e forcës nga policia gjatë protestës në fjalë. Në Maqedoni tashmë është bërë “modë” që të shqiptohen dënime maksimale dhe drakonike pa vërtetimin e provave dhe të fajësisë. Kjo është pasojë e presioneve të fuqishme të politikës ndaj gjyqësisë, sepse kur politika futet në gjykatë atëherë drejtësia del jashtë gjykatës”, tha Jeton Shasivari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat