Daim Hiseni: Valon Saraçini është tradhëtar

Maqedonia

Daim Hiseni: Valon Saraçini është tradhëtar

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 13:27

Kryetari i Shoqatës Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Daim Hiseni ka akuzuar Valon Saraçinin se është një "tradhëtar", pasi ka shitur Radikën.

"Nëse keni vërejtur në shkrimet dhe deklaratat e mia, asnjëherë nuk kam përdor termin tradhtar për shqiptar. Sot para jush me përgjegjësi morale dhe materiale, publikisht u njoftoj me TRADHTARIN VALON SARAQINI i cili për interesa të huaja e shiti RADIKËN. Kjo tradhti do të na kushtoj shumë në të ardhmen e kombit", ka shkruar Hiseni në Facebookun e tij.

Sipas tij, atë që nuk arriti dot ta bënte Hajredin Pasha, po e bën sot Valon Saraçini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat