Bejta: Funksionarët e BDI do të bojkotojnë çfarëdo bashkëpunimi me Ivanovin

Maqedonia

Bejta: Funksionarët e BDI do të bojkotojnë çfarëdo bashkëpunimi me Ivanovin

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 12:32

Kryetarët e komunave, deputetët dhe ministrat e BDI-së, respektivisht të gjithë funksionarët që janë në çfarëdo funksioni në institucionet në nivel lokal dhe qendror do kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov. Këtë dje edhe zyrtarisht e ka konfirmuar nënkryetari i partisë dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Vendimi për refuzim të bashkëpunimit me shefin e shtetit është sjellë nga organi më i lartë partiak – Kryesia qendrore dhe siç thotë Bejta, “do të jetë në fuqi derisa organet partiake të vendosin ndryshe”.
Sipas Bejtës, madje masat se si të pozicionohen funksionarët e BDI-së në lidhje me Ivanovin janë shqyrtuar në parti prej kohës së fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërsa janë sjell kur ka rënë poshtë tentimi i BDI-së për president konsensual.

“Ka vendim për bojkot të presidentit të shtetit dhe ai është në fuqi pa marrë parasysh nëse ndonjë kryetar komune, deputet ose ministër mendon ndryshe ose vepron ndryshe.
Kjo do të thotë se institucionet, të cilat janë nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale, por edhe në nivel qendror dhe me të cilat udhëheqin funksionarë të BDI-së, do të refuzojnë bashkëpunim me Ivanovin.

Ai mund të vjen në cilën do komunë ose institucion, ky është vend i lirë, por duhet ta dijë se nuk është i mirëseardhur dhe nuk do të ketë kush ta pret. Nuk mund të jemi dyfytyrësh dhe të bashkëpunojmë me Ivanovin, legjitimitetin e të cilit nuk e pranojmë”, deklaron Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat