Nimic takon sot Venizelosin, kërkon zgjidhje të emrit!

Maqedonia

Nimic takon sot Venizelosin, kërkon zgjidhje të emrit!

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:45

Ndërmjetësuesi Methju Nimic sot në Athinë do të takohet me ministrin grek të Punëve të Punëve të Jashtme, Evangelos Venizelos, kumtoi MPJ-ja greke.

Tani për tani nuk ka informata zyrtare se Nimici do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të kreut shtetëror grek. Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit dje në Shkup u takua me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe negociatorin e ri të Maqedonisë, ambasadorin e Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski.

Pothuaj të gjitha mediat greke publikuan raporte për takimet e Nimicit në Shkup, duke e theksuar deklaratën e tij se "çështja për emrin është çështje e cila prek shumë vende, duke përfshirë edhe SHBA-në dhe Gjermaninë, edhe ato dëshirojnë ta shohin të zgjidhur duke marrë parasysh ngjarjet në botë".

Vetëm disa mediume e transmetuan komentin e Nimicit se nuk po negociohet për identitetin.

"Popujt kanë identitetet e tyre dhe për to nuk negociohet, por ata i krijojnë me veprat dhe kulturat e tyre. Ky vend ka identitetin e vet", tha Nimici në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat