Dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së do të konstatohen në shtator

Maqedonia

Dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së do të konstatohen në shtator

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:37

Vjeshta do të jetë e nxehtë dhe me shumë punë për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ndryshimet kushtetuese, rebalancë i buxhetit por edhe dorëheqjet e deputetëve të LSDM-së do të votohen në muajin shtator dhe tetor, pas pushimit të parlamentit që fillon më 4 gusht.

Më 25 gusht, para komisioneve përkatëse do të procedohen ndryshimet kushtetuese dhe rebalanci I buxhetit. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski ka deklaruar se pret që rebalanci i buxhetit të votohet në seancë plenare në Kuvend ka mesi i muajit shtator.

Ndërkaq ndryshimet Kushtetuese, sipas Veljanovskit pritet të votohen ka fundi I muajit tetor.

Duke pasur parasysh këto ndryshime të rëndësishme, Veljanovski deklaroi se pret që opozita deri ën shtator të kthehet në Kuvend, me qëllim që të kontribuojë për një raport pozitiv të Komisionit Evropian ën vjeshtë.

Nëse nuk kthehen në shtator, Veljanovski do të caktojë seancë në tetor, ku do të konstatohen dorëheqjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat