Doganierët maqedonas konfiskojnë 13 mijë euro nga një shtetas turk

Maqedonia

Doganierët maqedonas konfiskojnë 13 mijë euro nga një shtetas turk

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 21:38

Dogana ka konfiskuar 13 mijë euro në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, pas kontrollit ët veturës së një shtetasi turk. Doganierët kanë gjetur 23 mijë euro në çantën e dorës, për të cilën shtetasit turk nuk kanë pasur vërtetim për futjen e parave gjatë hyrjes në Maqedoni. Atij i janë kthyer 10 mijë euro, vlera të cilën shtetasit e huaj mund të fusin në vend.

Zyrtarët doganor, gjatë javës së kaluar kanë zbuluar raste ku shtetasit e huaj kanë tentuar që të manipulojnë për të future në vend, para pjesë veturash dhe gjësendesh të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat