Ivanov dhe Nimic, shprehin përkushtimin për të vazhduar negociatat për emrin

Maqedonia

Ivanov dhe Nimic, shprehin përkushtimin për të vazhduar negociatat për emrin

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:53

Deri në zgjidhjen e çështjes për emrin mund të vijë vetëm me konstruktivitet nga të dy palët dhe përmbajte ndaj kornizës në kuadër të së cilës mbahen bisedat – rezolutat e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e përkohshme dhe aktgjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Kështu theksoi presidenti Ivanov në takimin e sotëm në Shkup me ambasadorin Methju Nimic, i dërguar i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e kontestit rreth emrit.

Në këtë kontekst, Ivanov bëri thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin rigoroz të obligimeve të ndërmarra ndërkombëtare.

Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, me ndërmjetësin Nimic e shqyrtuan gjendjen aktuale në bisedimet për tejkalimin e kësaj çështjeje. Duke e përshëndetur angazhimin e ambasadorit Nimic, presidenti Ivanov e riafirmoi pozitën shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe përkushtimin për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për ty dy palët për kostestin rreth emrit.

“Si dhe deri tani, edhe më tej Republika e Maqedonisë në mënyrë aktive, konstruktive dhe me vullnet të mirë do të marrë pjesë në proces, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët për dallimin rreth emrit”, tha presidenti Ivanov.

Në takimin, ku merr pjesë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe dërmjetësuesi i ri në bisedimet për tejkalimin e dallimeve rreth emrit Vasko Naumovski, presidenti Ivanov theksoi gatishmërinë e e Maqedonisë për takime në nivel të lartë dhe për intensifikimin e dialogut.

Pas takimit me presidentin Ivanov, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat