Së shpejti do të formohet parti e re apo lëvizje e shqiptarëve

Maqedonia

Së shpejti do të formohet parti e re apo lëvizje e shqiptarëve

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 14:13

Së shpejti do të formohet parti e re apo lëvizje e shqiptarëve. Kjo deklaratë e cila shpesh herë po përmendet nga partitë politike, mënjanoi spekulimet për atë se kush do të formojë parti dhe çfarë ideologjie do të ketë ajo.
Si themelues i formimit të partisë se re shumë shpesh përmendet të jetë kryetari i Strugës, Ziadin Sela së bashku me një grup intelektualësh dhe publicistë. Të lartpërmendurit nuk duan që ta komentojnë tani këtë deklaratë, por një pjesë e tyre pranojnë se “ekziston presion i rëndë dhe bisedime për formimin e një subjekti të ri politik, i cili do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve të cilat për një kohë të gjatë janë harruar nga BDI dhe PDSH”.
Sipas tyre, ata aktivistë kërkojnë kohë dhe punë rrënjësore, njofton Dojçe Vele.
Deklaratë të ngjashme për formimin e një partie të re të Shqiptarëve kishte edhe në muajin maj të vitit 2012, por ajo nuk u realizua. Muajin e kaluar mediat greke njoftuan se paria e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, së shpejti do të formon degë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Qëllimi ishte që Partia e drejtësisë të rrit pjesëmarrjen e saj në Ballkan e sidomos në vendet ku jetojnë shqiptarët, me të cilët Turqia ka histori të përbashkët në religjion dhe kulturë. Zëvendës kryeministri turk, Hajrulla Isler në një konferencë tha se hapja e degëve partiake në Maqedoni është vetëm çështje kohe, për arsye se ka një përkrahje të madhe të komunitetit turk, kurse planifikohet të hapen zyre në Shkup, Dibër, Kërçovë, Tetovë, Kumanove dhe Gostivar. Shtrohet pyetja se kush do jetë më i shpejtë? Ndryshe nga para dy viteve, a është një hap më afër realizimi i një subjekti të ri politik të shqiptarëve?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat