Në Dibër të Madhe në aksident humb jetën 62 vjeçari Sadik Frangu

Maqedonia

Në Dibër të Madhe në aksident humb jetën 62 vjeçari Sadik Frangu

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 22:50

DIBER E MADHE : Ngjarja e rëndë me pasojë humbjen e jetës, simbas rrjetit social facebook, shkruan Atli Dema ka ndodhur pak klimotra në hyrje të qytetit Dibër e Madhe. Dema shkruan se sot në mëngjes orën 6:45 minuta, në aksin rrugor Dibër Mavrovë, shoferi Sadik Frangu tek vendi i quajtur ura e Boshkut teksa udhëtonte me furgonin e kompanisë Hisari Turizëm - ka rënë në lumin Radika, ku si pasojë e kësaj rënie Sadiku ka gjetur vdekjen.

Në njoftim thuhet edhepse akoma nuk dihet shkaku i rënjes se furgonit në ujrat e lumit Radika, 62 vjeçari Sadik Frangu nga fshati Ballancë, i cili sihte duke punuar si shofer në kompaninë Hisari Turizëm ka shkuar të merrte një grup mërgimtarësh që me autobus do të vinin në Gostivar nga Mestre e Italisë.

Mirëpo për shkaqe ende të pa ditura - ky udhëtim për të ka qen fatal, sepse, pikërisht në vendin e quajtur ura e Boshkut furgoni me ngjyrë të verdhëj për shkaqe akoma të pa njohura, fillimisht është përlasur me hekurat mbrojtëse ansore të urës të cilat nga goditja janë këputur dhe pastaj nga një lartësi 4-5 metra , furgoni i tij përfundon në rrjedhën e paktë të lumit Radika.

Fillimisht thuhet se si pasoje e kësaj rënie Sadik Frangu vdes në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes, thotë Atli Dema si tradicionalisht kur inçizuam ne ishin organet policore , ndihma e shpejtë dhe njësia e zjarfikësve.

Nderkaq sipas tij hetimet e shkakut të rënies së furgonit në rrjedhën e lumit Radika do ti realizojë gjyqtari hetues dhe prokuroria e ardhur nga qyteti i Gostivarit./Beqir Sina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat