Gruevski në faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë në Shuto Orizare

Maqedonia

Gruevski në faljen e namazit të Fitër Bajramit në xhaminë në Shuto Orizare

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 13:40

Kryeministri i Republikësë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në mëngjes mori pjesë në Faljen e namazit të Bajramit në xhaminë në Shuto Orizare në Shkup me rastin e festës fetare, Ramazan Bajrami.

Gruevski besimtarëve të pranishëm ua uroi festën duke u dëshiruar shëndet të mirë, suksese, paqe dhe prosperitet në familjet. Ai u dëshiroi mirëqenie dhe festë të këndshme.

Njëherësh Gruevski dërgoi mesazh për unitet dhe respektim të ndërsjellë si bazë për progres dhe zhvillim të përgjithshëm në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat