Ambasadori Hysa, uron festën e Fitër Bajramit

Maqedonia

Ambasadori Hysa, uron festën e Fitër Bajramit

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 11:39

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa me rastin e Festës së Fiter Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

Në urimin e ambasadorit thuhet se Festa e Fiter Bajramit kurorëzon muajin e agjërimit dhe sakrificës tek besimtarët musliman dhe vjen si shpërblim për mishërimin e tyre me vlerat hyjnore dhe familjare.

“Kam nderin e veçant që në emër stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Maqedoni dhe në emrin tim personal, t’ju uroj për festën e madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për begati dhe mirëqenie në çdo familje të besimtarëve.

Festa e Fitër Bajramit kurorëzon muajin e agjërimit dhe sakrificës tek besimtarët musliman dhe vjen si shpërblim për mishërimin e tyre me vlerat hyjnore dhe familjare.

Më lejoni ju lutëm që të uroj shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët në këtë festë të madhe fetare me shpresë që paqja dhe toleranca të mbizotërojë në mesin tonë”, thuhet në urimin e Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat