Zv/kryeministri Xhaferri, uron besimtarët islam Fitër Bajramin

Maqedonia

Zv/kryeministri Xhaferri, uron besimtarët islam Fitër Bajramin

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 09:35

Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit.

Në telegram-urimin e tij, Xhaferi uron në këtë ditë festive për mënjanimin e dallimeve e ndarjeve dhe përforcimin e unitetit në rrugën e realizimit të qëllimeve tona.

"Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të gjithë besimtarëve mysliman t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit. Njëherit, dëshirojë që kjo Festë të kalojë në shenjë të solidaritetit, tolerancës dhe harmonisë vëllazërore", ka shkruar në urimin e tij zv/kryeministri Xhaferri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat