Ahmeti: Fitër Bajramit na rikthen tek vlerat më të mira njerëzore

Maqedonia

Ahmeti: Fitër Bajramit na rikthen tek vlerat më të mira njerëzore

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 21:42

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit.

“Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) si dhe në emrin tim personal, të uroj të gjithë besimtarët mysliman për festën e madhe të Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në gjirin e tyre familjar.

Muaji i Ramazanit dhe Fitër Bajramit na rikthejnë tek vlerat më të mira njerëzore mbi të cilat reflektojmë fuqishëm gjatë muajit të agjërimit dhe festës së Bajramit.

Uroj që kjo festë t’ju gjejë në gëzime familjare dhe të na bashkojë në paqe dhe në shtrimin e dorës së mirëkuptimit, solidaritetit dhe bamirësisë”, shkruan në urimin e tij i pari i BDI-së Ali Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat