Në lagjen Shutkë të Shkupit sot është sulmuar kryetari i komunës Elvis Bajram i cili është i biri i Amdi Bajramit.
Informacionin e ka konfirmuar edhe MPB-ja, ndërsa sulmi është kryer nga ana e katër personave.
Nga policia thonë se pas masave të ndërmarra janë identifikuar dhe arrestuar kryerësit, ndërsa pas pastrimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritën kallëzime penale.