BDI grumbullon mjete nga funksionarët për solidariteti

Maqedonia

BDI grumbullon mjete nga funksionarët për solidariteti

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 18:38

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dalë me një sqarim për opinionin për siç thotë, “përgojimeve të shpeshta dhe të qëllimshme të disa portaleve të caktuara që po vijojnë të shpifin edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit si dhe në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit”.

“Pikërisht kjo tendencë e shpifjeve dhe nxitjeve, që nuk po i kursen besimtarët edhe gjatë muajit të agjërimit, flet zëshëm për mungesën e seriozitetit dhe të besueshmërisë si dhe për qëllimet tendencioze të këtyre portaleve të caktuara dhe gazetarëve të vetëshpallur të tyre që janë vënë në shërbim të agjendave të porositura dhe të paracaktuara”, sqarojnë në BDI-në e Ahmetit.

“Tradicionalisht, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari, funksionarët dhe anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk shtrojnë iftare për njëri tjetrin, por solidarizohen me familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidëve të luftës dhe skamnorët.

Ky solidarizim shprehet nëpërmjet të mbledhjes së mjeteve konkrete financiare në mënyrë vullnetare nga çdo funksionar i BDI-së me ç ‘rast mjetet e grumbulluara gjatë muajit të agjërimit nga Komisioni i Autorizuar do të ndahen proporcionalisht për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës së UÇK dhe skamnorët me rastin e festës së Bajramit.

Shfrytëzojmë këtë rast për ti falënderuar të gjithë dashamirët për kontributin e tyre, duke vlerësuar që kjo përkujdesje tradicionale për më të mirët e kombit paraqet obligim moral, kombëtar dhe fetar për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat