Ivanov uron besimtarët për Fitër Bajramin

Maqedonia

Ivanov uron besimtarët për Fitër Bajramin

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 15:51

Presidenti Gjorge Ivanov me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, dërgoi urime deri te kryetari i Bashkësisë fetare islame në Republikës e Maqedonisë, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi dhe deri te të gjithë besimtarët e fesë islame në vend.

“Të gjithë besimtarëve të fesë islame u dëshirojmë që këto ditë të festave t’i kalojnë të mbushur me mirësi, mirëqenie, mirëkuptim dhe dashuri, vlera të cilat i bashkojnë dhe i lidhin njerëzit dhe fetë”, thuhet në urimin e Ivanovit.

Duke e uruar festën e madhe Fitër Bajrami, Ivanovi iu dëshiroi ditë të këndshme festive të mbushura me paqe dhe mirëqenie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat