Me kë bëri Iftar Gruevski, mbrëmë në qytetin e Strugës?!

Maqedonia

Me kë bëri Iftar Gruevski, mbrëmë në qytetin e Strugës?!

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 15:17

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, mbrëmë qëndroi për Iftar në restorantin “Konak” në Strugë.

Sipas përshkrimit të fotografive të postuara në internet, thuhet se Gruevski ka ngrënë Iftar me qytetarë të komunitetit musliman në Strugë.

Prania e eskortës së Nikolla Gruevskit ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve të Strugës gjatë qëndrimit të kryeministrit në këtë qytet.

Nuk dihet se si janë përcaktuar dhe kush kanë qënë saktësisht muslimanët që kanë darkuar me kryeministrin në Strugë, por ajo që duket në fotografi është se në të nuk kanë qenë krerët e myftinisë së Strugës. transmeton portali Drini.mk

Vlen të theksohet se kryeministri Gruevski kohët e fundit ka shtuar vizitat e tija në disa rajone të qytetit të Strugës të cilat janë të banuara me qytetarë të besimit islam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat