Shkupi shënon 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të vitit 1963

Maqedonia

Shkupi shënon 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të vitit 1963

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 11:33

Shkupi nesër me aktivitete të shumta do ta shënojë 51-vjetorin e tërmetit katastrofik të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Shënimi do të fillojë në orën 10 me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 10 deri në orën 18 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH "Dare Xhambaz". Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime.

Poetet do të kenë lexim poetik për qytetin e tyre, i cili do të fillojë në orën 19. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski do ta hap ekspozitën "Shkup 'kronika e 63-të filmike në një kohë", e paraparë për në orën 20:30. Më pas do të ketë projektim të filmit dokumentar "Shkupi '63" të regjisorit, Velko Bulajiq.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën pesë e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën pesë e 43 minuta.

Nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipe profesioniste nga KB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t'i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi Rezolutë për t'i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.

Në Rezolutë shprehet keqardhje me rastin e katastrofës së madhe. Në debatin për dhënien e ndihmës për Shkupin, Asambleja e përgjithshme i dëgjoi parashtresat e mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Ajo ditë mbeti në analet e Kombeve të Bashkuara si "Dita e Shkupit". Historikisht, qyteti i Shkupit disa herë është rrëzuar dhe prej fillimit ka lindur.

Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Ky qytet, në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 fortesa të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë.

Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm. Edhe qyteti i ri nuk është kursyer nga paraqitjet sizmike.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka qyteti për herë të dytë është shkatërruar.

Shkatërrimi i tretë dhe i fundit i Shkupit ndodhi para 51 viteve, më 26 korrik të vitit 1963, kur Shkupi ishte i goditur nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin "Maqedonia".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat