Fitër Bajrami shtyn protestën e shqiptarëve në Maqedoni

Maqedonia

Fitër Bajrami shtyn protestën e shqiptarëve në Maqedoni

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:13

Këshilli për organizimin e protestave kundër rastit të montuar “Monstra” ka bërë të ditur se nuk do të ketë protestë gjatë ditës së premte.

Të premtet e çdo jave ishin caktuar nga këshilli organizativ për mbajtjen e protestave në shenjë revolte dhe kundërshtimi ndaj vendimit të gjyqësorit maqedonas për dënimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve në prillin e 2012 në Smilkovc të Shkupit.

Por për këtë të premte është anuluar protesta për shkak të përgatitjeve për festën e fitër Bajramit.

“Duke e pasur parasysh që jemi në prag të Fitër Bajramit,jemi të vetëdijshëm që këto ditë nga qytetarët më shumë do të frekuentohet Çarshia e Shkupit dhe Mavrovasja dhe se në këto festa ndrrmarrjet e ndryshme shqiptare presin që të përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale. Protestat paqësore do të vazhdojnë nga java e ardhshme dhe besojmë që përkrahja juaj do të vazhdojë edhe më tutje deri në zgjidhjen e rastit të montuar”, theksoi kryetari i këshillit, Bedri Ajdari në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat