BDI nuk njeh presidentin, por do të marre pjesë në Këshillin e Sigurimit

Maqedonia

BDI nuk njeh presidentin, por do të marre pjesë në Këshillin e Sigurimit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:17

BDI ka bërë të qartë sot qëndrimin e saj në raport me çështjen e përbërjes së re të Këshillit Republikan të Sigurimit.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi tha pavarësisht nga bojkoti shqiptar ndaj zgjedhjes së presidentit Gjorge Ivanov, Presidenti si institucion duhet të respektojë vullnetin e shqiptarëve, si komunitet i dytë më i madh në Maqedoni.

“Institucionet e shtetit nuk mund të jenë peng i jo legjitimitetit të presidentit aktual, i cili është zgjedhur pa vullnetin e shqiptarëve. Përfaqësimi i shqiptarëve në këto institucione (Këshilli i Sigurimit) duhet të ketë legjitimitet të plotë nga shqiptarët dhe të jetë në përputhje me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhje të lira demokratike”, tha Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat