Shtyhet gjykimi i Naser E. për vrasjen në Gjorçe të Shkupit

Maqedonia

Shtyhet gjykimi i Naser E. për vrasjen në Gjorçe të Shkupit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 14:47

Procedura e ekspertizës së fakteve dhe dëshmive ende është në zhvillim e sipër dhe për këtë arsye, gjykimi i të dyshuarit Naser E, për vrasjen e Angel P në Gjorçe Petrov të Shkupit, të shtyhet për muajin shtator.

Avokati mbrojtës Rubin Dvojakov bën të ditur se procesi është ende në rrjedha dhe se pritet që në fund të muajit gusht të përfundojë dhe më pas të fillojë gjykimi.

“Procedura e ekspertizës së fakteve dhe dëshmive ende është në zhvillim e sipër dhe pritet që të përfundojë diku na fundi i muajit gusht dhe më pas do të ngritët padi penale nga ana e prokurorisë dhe gjykimi pritet të fillojë në muajin shtator”, tha për Portalb, Dvojakov.
Kjo nuk është hera e parë që shtyhet fillimi i gjykimit, ndërkaq për këtë shkak, Naserit i është shtyrë edhe paraburgimi.

Ndryshe, vrasja ndodhi më 19 maj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në afërsi të një spitali të syve, por akoma nuk ka asnjë detaj se si ka ndodhur vrasja, përkundër spekulimeve të ndryshme që mbizotëruan këtë ngjarje tragjike e cila nxiti tensione etnike dhe protesta të maqedonasve, të cilët dogjën dhe demoluan dyqane dhe lokale të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat