Bekim Fazliu: Abdilaqim, librat i ke përkthyer me “google translate” (VIDEO)

Maqedonia

Bekim Fazliu: Abdilaqim, librat i ke përkthyer me “google translate” (VIDEO)

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:26

Bekim Fazliu vazhdon të kritikojë ashpër BDI-në.

Në fjalën e tij në parlament, ai tha se BDI i shërben politikave të huaja.

Duke kritikuar ligjin mbi arsimin e lartë, Fazliu u shpreh se Abdilaqim Ademi përkthen librat e tij me google translate.

“Librat që bën Abdilaqimi ai i përkthen me google translate. Kështu iu gjen kur jeni shërbëtor të politikave të huaja”, theksoi Fazliu.

Ai ka shtuar se edhe libra që përkthehen, njëqind bëhen për maqedonasit dhe një për shqiptarët.

Fazliu akuzoi se BDI iu mëson shqiptarëve historinë dhe gjeografinë sipas maqedonasve dhe se USHT financohet gjashtë herë më pak se Universiteti i Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat