Veljanoski “nuk e çan” kokën për diasporën shqiptare

Maqedonia

Veljanoski “nuk e çan” kokën për diasporën shqiptare

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:18

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thurur vargje dhe elozhe për diasporën maqedonase.

Sipas tij, këto dy dekada të pavarësisë diaspora e Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë, promovuesi më i madh në mbarë botën i popullit të Maqedonisë dhe identitetit të vet gjuhësor dhe kulturor.

Ai nuk e përmendi askund diasporën shqiptare, ruajtjen dhe kultivim e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Velajnoski është etnocentik dhe nuk çan kokën për mërgimtarët shqiptarë, edhe pse ata mbushin arkën shtetërore me remitancat dhe investimet e tyre kapitale në Maqedoni.

Komentet e Veljanovskit u bënë në konferencën dyditore të pestë vjetore të organizatave mërgimtare maqedonase, ku po marrin pjesë 115 përfaqësues nga 143 organizata të mërgimtarëve nga katër kontinentet dhe 20 mysafirë nga organizatat e maqedonasve dhe bashkësitë në fqinjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat