Këshilli i sigurisë, nuk do të delegojë anëtar as PDSH-ja?

Maqedonia

Këshilli i sigurisë, nuk do të delegojë anëtar as PDSH-ja?

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:31

Presidenti Gjorge Ivanov nuk po arrin të gjejë shqiptarë për të emëruar në Këshillin e Sigurisë Kombëtar. Kështu, përveç bojkotit të BDI-së që konteston legjitimitetin e presidentit, bëhet gjithnjë e më e sigurt se edhe PDSH e Menduh Thaçit nuk do të delegojë anëtarë të saj në Këshillin e Sigurisë, mësojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Por, refuzimi i përfaqësuesve shqiptare për pjesëmarrje në Këshill do të vazhdojë të mbajë peng konstituimin e Këshillit të Sigurisë, që ishte paralajmëruar për në fund të këtij muaji.

Jo zyrtarisht mësohet se presidenca ka filluar të kontaktojë profesorë shqiptarë që nuk janë të përfshirë në parti politike, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje pozitive as prej tyre. Ditë më pare nga presidenca deklaruan se anëtarët e Këshillit të Sigurisë do të dihen vetëm kur të jenë paraqitur në seancë konstitutive.

Kjo, për shkak se Kushtetuta e obligon presidentin që të mbajë llogari edhe për përfaqësimin e shqiptarëve. Këshilli numëron 8 anëtarë, 5 prej të cilëve gjenerohen nga funksionet e parashikuara nga Kushtetuta, nga Nikolla Gruevski si kryeministër, Trajko Veljanovski si kryetar Kuvendi, Gordana Jankullovska Ministre e Brendshme, Nikolla Popovski Ministër i Jashtëm dhe Zoran Jolevski në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat