Ajdari: Babai i Borçes ka thënë se vrasësit nuk janë shqiptarë

Maqedonia

Ajdari: Babai i Borçes ka thënë se vrasësit nuk janë shqiptarë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 15:28

Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve në “Monstra” ka bërë koment një ditë pasi autorë të panjohur kanë vandalizuar veturën e vëllait të Borçe Stevkovskit, peshkatarit të vrarë në Liqenin e Smillkovës.

Ai thotë se kjo është hakmarrje ndaj tij sepse maqedonasit e kanë shpallur si “tradhtarë”. Ajdari, madje thotë se babai i peshkatarit të vrarë në Smilkovë, Borçe Petkovskit, ka thënë para shumë shqiptarëve se dihen autorët e vrasjes së djalit të tij dhe se ata nuk janë shqiptarë.

“Babai i Borçe Stevkovskit dhe i ndjeri Borçe Stevkovski-peshkatari i vrarë te liqeni i Smilkovës kanë punuar për 17 vite rresht bashkë me disa shqiptarë tek Hekurana e Shkupit.

Babai i Borçes ka qenë bashkë me bashkëshorten (nënën e Borçes) kur është takuar me shokët që kishin punuar se bashku në një lentë të fabrikës, shqiptarët kanë hezituar të ballafaqohen me të për ngushëllime duke pasur parasysh se fajin ua patën hedhur shqiptarëve, babai i Borçes u del përpara dhe u thotë me gojë të vetë, ‘mos u turpëroni se djalin nuk ma kanë vrarë shqiptarët’.

Ai ka thënë se e dimë se kush i ka vrarë djemtë e tonë dhe do vijë koha e do zbardhet rasti, këtë e ka përsëritur edhe para shumë njerëzve të tjerë që i ka njohur”, shkruan Ajdari në “Facebook”.

“Sigurisht këtë e ka thënë edhe para maqedonasve prandaj e kanë shpallur si ‘tradhtar’ i cili as u punësua as morri ndonjë benificion nga shteti prandaj i behet gjithë kjo e padrejte si presion vetëm e vetëm pse nuk e përkrahi idenë se vrasjen e bënë shqiptarët”, ka shkruar Ajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat