Tetë protestues përballen me gjykatat

Maqedonia

Tetë protestues përballen me gjykatat

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:37

Tetë protestuesit shqiptarë janë përballur edhe sot me trupën gjyësore në Gjykatën e Shkupit.

Në seancën që u mbajt sot, dëshmuan dy policë.

Polici i parë tha se e kishte shoqëruar një protestues vetëm se e kishte parë të nxirë e të skuqur në fytyrë, ndërkohë që polici i dytë iu tha gjykatësve se "nuk e mban mend personin që ka arrestuar, por se e di që e ka shoqëruar për në polici pas sjelljeve të dhunshme në bulavard".

“Për shkaqe të caktuara erdhën vetëm dy dëshmitarë. Asnjëri prej tyre nuk tha se i ka parë të akuzuarit duke gjuajtur me gurë apo të shkaktojnë trazira. Për shkaqe të arsyeshme, për shkak të mungesës së kushteve në gjykatë nuk arritëm t’i shohim pamjet filmike dhe fotografitë. Këtë do e bëjmë gjatë ditës së nesërme”, tha avokatja Natalia Doneska.

Seanca e rradhës do të mbahet nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat