Bullgaria pret që Maqedonia t’i përmbushë premtimet për fqinjësi të mirë

Maqedonia

Bullgaria pret që Maqedonia t’i përmbushë premtimet për fqinjësi të mirë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:56

Republika e Maqedonisë ka qëllime strategjike, ndërsa ai është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe në këtë kontekst mbështetja nga miqtë tanë nga Republika e Bullgarisë është me rëndësi të jashtëzakonshme. Këtë e theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, pas takimit të sotëm me kolegun e tij bullgar Angell Najdenov në Sofje.

Republika e Bullgarisë i mbështet këto iniciativa dhe aspirata të Republikës së Maqedonisë, deklaroi Jolevski, duke theksuar se vizita në këtë vend mik, fqinj, si vizita e tij e parë zyrtare në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes është konfirmim se të dy Ministritë e Mbrojtjes kanë bashkëpunim të lartë i cili, nënvizoi, do të vazhdojë të avancohet dhe thellohet.

“Ne do të vazhdojmë edhe mëtej ta thellojmë bashkëpunimin për arritjen e këtyre prioriteteve në politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO do të kontribuojë për përforcim të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit dhe Evropës në tërësi.

Për këtë arsye, mbështetja nga Republika e Bullgarisë është shumë e rëndësishme, ndërsa kontaktet intensive do të kontribuojnë për afrim më të madh së të dy vendeve, armatave dhe dy popujve”, potencoi ministri Jolevski pas takimit. Sipas ministrit bullgar të Mbrojtjes Najdenov, bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes mund të theksohet si shembull pozitiv, por, siç nënvizoi, ekzistojnë edhe shumë mundësi dhe drejtime për thellim të saj.

“Republika e Bullgarisë e mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Presim që pala e Maqedonisë t’i përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim, duke e përfshirë edhe parimin e fqinjësisë së mirë”, tha Najdenov, duke shtuar se nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, mbetet prioritet kryesor për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale.

Ministrat Jolevski dhe Najdenov duke theksuar se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes zyrtarisht ka filluar me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim bilateral në vitin 1999, informuan se është nënshkruar Plan për bashkëpunim ushtarak për vitin 2014, në të cilin theksi është vendosur në takime dhe këmbim të nivelit të ekspertëve me qëllim që të transmetohet përvoja bullgare në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Në këtë drejtim, ministri Jolevski edhe një herë theksoi se trajnimet e deritanishme, shkollimet, pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta dhe bashkëpunimi në kuadër të iniciativave rajonale, janë konfirmim për bashkëpunim intensiv në mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat