Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për heronj të rinj

Maqedonia

Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për heronj të rinj

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 13:37

Publicisti i mirënjohur, Kim Mehmeti është shprehur se shqiptarët në këtë moment kanë nevojë për fytyra të reja në politikë.

Ai shton se Maqedonia është projekt që më shumë qëndron nga shtylla shqiptare se ajo maqedonase.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni do të shpëtohen vetëm nga “heronjtë e rinj”. “Pra unë e di se aktivistët e BDI-së, njësoj si edhe të dërguarit e policisë, bëjnë çmos që t’i trembin protestuesit e rinj, e që të dëshmojnë se nuk ka protesta që mund të mposhtin forcën e tyre, por e di edhe atë se orvatjet e tyre i ngjajnë tentimit që me shtëllunga leshi t’i zësh vrimat e pendës nga ka filluar të rrjedhë uji! Duke mos dashur që mllefi të shtohet, duke mos dashur që ne edhe më tej të protestojmë rrugëve, unë i jam përkushtuar veprimit që kjo kohë të sjellë heronjtë e saj, që ne të dështuarit të tërhiqemi dhe ta ndihmojmë këtë rini ta lexojë drejt kalendarin në të cilin jeton”, ka thënë Mehmeti për “Shqip”.

Ai shton më tej se politikanët shqiptarë flasin për “stabilitet shtetëror e rajonal”, ndërkohë që shqiptarët janë ata që më së shumti “vriten” nga politikat shoveniste maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat