Shtohen skandalet në diplomaci, prishet imazhi i Maqedonisë

Maqedonia

Shtohen skandalet në diplomaci, prishet imazhi i Maqedonisë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 10:30

​Defektet në politikën kadrovike në diplomaci dhe vendet e zbrazura nëpër disa ambasada të Maqedonisë që gjenden në qendra të rëndësishme botërore bëjnë që të humbet edhe një vit diplomatik, paralajmërojnë ish-ambasadorë të Maqedonisë.
Cila është arsyeja përse diplomatët e karrierës tërhiqen nga funksioni i ambasadorit?

Largimi i diplomatit profesional Nenad Kolev nga pozita e ambasadorit në Gjermani, për herë të dytë pas pesë muajve e aktualizon çështjen e problemeve në diplomaci. Para tij, në muajin shkurt, diplomati i karrierës Nikolla Dimitrov e refuzoi postin e ambasadorit në Moskë. Ndërkohë, janë tërhequr edhe agremanet e ambasadorëve në Zagreb dhe Otavë, ku për pasojë në Kroaci do të vazhdojë të mbetet edhe më tutje ambasadorja aktuale, kurse në Kanada do të kërkohet kandidat i ri, shkruan “DW”, transmeton “Zhurnal”.

Nga kabineti i presidentit Ivanov e kanë pranuar vendimin e Kolevit që të tërqhiet nga funskioni i ambasadorit në Berlin, kurse së shpejti do të fillojnë konsultime për zgjedhjen e ambasadorit të ri. Por sipas diplomatëve me përvojë këto janë probleme shumë serioze të cilat i sjellin dëm diplomacisë dhe imazhit të shtetit.

Gjorgji Misajlovski, diplomat i karrierës dhe anëtar i Këshillit të diplomatëve të LSDM-së është i befasuar për papërgjegjësinë dhe lehtësinë me të cilën pranophen këto skandale.

“Të çuditë mënyrë e zgjedhjes së ambasadorëve dhe në kohabitacion të linjës president-kryeministër-MPJ. Ambasadori që ka marrë veç se më agreman në Berlin, jep dorëhqeje. Arsyet nuk janë të rëndësishme! Ambasadori ka qenë i zgejdhur në konkurs publik ku janë paraqitur më shumë se 200 kandidatë. Maqedonia vlon nga ambasadorë potencial. Kaq shumë nuk do të paraqiteshin as në State Departmentin për ambasador i SHBA-ve në Berlin. Por, ajo që shqetëson është fakti se në Berlin në gjashtë ose një vit të ardhshëm nuk do të kemi ambasador. Kohë të gjatë vendi nuk ka as ambasador në Moskë. Është keq që ushtruesi i detyrës në Moskë në Facebook lëvdërohet që drejtpërsëdrejti nga Kabineti i presidentit Putin ka marrë ndonjë mirënjohje dhe pastaj në ndërkohë e lë vetëm ambasadën dhe ikë në pushim në Karaibe. Ja, kjo është pasqyra e vërtetë e diplomacisë tonë”, ka thënë Misajlovski.

Kohën e fundit në diplomaci çdo ditë e më shumë futen persona jokompetent dhe jo të deukuar edhe atë nëpërmjet “dyerve” të konkurseve publike. Vetëm për ilustrim në konkurisn e kaluar për 19 ambasadorë dhe 3 vende t ëkonsujve janë paraqitur 700 kandidatë.

“A turpërohen profesionistët e MPJ-së nga politikat amatore të Nikolla Gruevskit dhe Nikolla Poposkit. Vitin e kaluar për arsye private ish-ambasadori në Çeki, Igor Ilieski iku në Poloni. Konsulli i nderit në Peru, Dejan Atanasovski sulmoi qytetarë dhe policë. Nëpërmjet mediave australiane bota kuptoi për skandalet e ish-ambasadorit në Australi, Pero Stojanovski. Konsulli në Çikago, Jovica Pallashevski është rrahur në parking dhe ka sulmuar person zyrtar”, i ka numëruar skandalet zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Por, diplomatët rikujtojnë edhe për skandale të tjersa, si përshembull emërimi i “luleshitëses” për ambasadore në Uashington, rrahje fizike ndërmjet ambasadorit dhe të punësuarve në Vjenë dhe Hagë, aksidente në trafik për shkak të teprimit me alokoolin, bërja e biznesit njëkohëissht duke qenë ambasador etj.

Është me rëndësi që të theksohet se shumica e ambasadorëve pas përfundimit të mandatit kanë qëndruar nëpër funksione të ndryshme në vendet nikoqire, si punëismi i Miljana Danevskas dhe Nikolla Dimitrovit në Holandë, Pero Stojanovskit në Australi dhe i një numri të madh i personelit të MPJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat