Kriza ekonomike godet Maqedoninë

Maqedonia

Kriza ekonomike godet Maqedoninë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 08:32

​Rritja e çmimeve për disa shërbime dhe produkte ushqimore ka goditur rëndë qytetarët e Maqedonisë.
Çmimet e gjërave të domosdoshme për jetë, në marketet dhe tregjet e gjelbërta nuk dallojnë me ato në Gjermani apo ndonjë shtet tjetër të BE-së, ku rroga mesatare është mbi 1200 euro.

Ndërkaq, rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet që në shtator të reflektohet edhe ndaj rritjes së çmimit të shumë shërbimeve dhe produkteve tjera.
Në një situatë të tillë mbi 30 për qind e të papunëve në Maqedoni nuk kanë shpresë për një jetesë më të mirë.

“Vështirë jetohet në Maqedoni, vështirë shumë, tërë ditën punojë në tregun e Bit Pazarit dhe mezi sigurojë kafshatën e bukës për familjen time. Nuk mbahet mend kjo kohë në të cilën jetojnë mirë vetëm pushtetarët dhe familjet e tyre.”, thotë për agjencinë e lajmeve INA, E. M (49) nga Shkupi.

Shqetësimi më i madh është për të rinjtë të cilët të pa punë nuk munden të sigurojnë një të ardhme më të mirë.

“Është varfëri e madhe, të rinjtë nuk janë të punësuar, ndërsa detyrohen ta braktisin vendin për një të ardhme më të mirë drejtë vendeve të perëndimit. Në këtë shtet, në vend të fabrikave, ndërmarrjeve të vogla apo te mesme, po ndërtohen statuja prej guri, ndërtesa me stil barok të cilat nuk korrespondojnë me skamjen dhe mjerimin”, thotë Ilir. M (39) nga Kumanova.

Nga ana tjetër institucionet e shtetit nuk alarmohen fare nga kriza. Pavarësisht valës së shtrenjtimit të energjisë elektrike, taksës rrugore, taksës së makinave dhe cigareve, por edhe prodhimeve nga drithërat, Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) kumtoi se inflacioni gjatë vitit 2014 nuk do të tejkalojë një përqindëshin (1%), që është shifër në kuadër të normales. (INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat