Qeveria vazhdon me ritmet tradicionale të huamarrjes në tregun

Maqedonia

Qeveria vazhdon me ritmet tradicionale të huamarrjes në tregun

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 15:22

Qeveria vazhdon me ritmet tradicionale të huamarrjes në tregun vendor. Nesër te kreditorët vendas, qeveria do të marrë hua 13.08 milion euro, ku janë planifikuar tre aukcione të letrave me vlerë.

Shuma e përgjithshme e letrave me vlerë të qeverisë me afat maturimi, arrijnë vlerën 865,5 milion denarë.

Praktika ka treguar se në ankandet e fundit është zvogëluar pjesëmarrja e bankave të cilët nuk janë më të interesuar në bono qeveritare dhjetë-vjeçare.

Në ankandin e fundit të 10 – vjeçare të obligacioneve të mbajtura këtë muaj, bankat nuk shfaqën interes, por, pjesëmarrja e klientëve tjerë ishte 100 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat