LSDM: Notat e dobëta nga matura, janë të qeverisë, jo të nxënësve

Maqedonia

LSDM: Notat e dobëta nga matura, janë të qeverisë, jo të nxënësve

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 22:45

Rezultatet e pa lakmueshme nga ana e maturantëve është vërtetimi më i mirë i politikave të dobëta në arsim. Mesatarja 3, e marrë nga nxënësit, tregon se rritja e numrit të testeve nuk tregon automatikisht më shumë dije, por më shumë stres. Këta nxënësit janë pjesë e eksperimenteve të ndryshme, tha mes tjerash Dina Spirovska, anëtare e Komitetit ekzekutiv itë LSDM-së

Sivjet nxënësit e maturës duheshin tu nënshtrohen testeve të ndryshme eksterne, në Janar dhe gjithashtu në Maj, ku në total ishin 7 teste, për vetëm 5 muaj. Sipas përfaqësuesve të opozitës maqedonase, kjo ka bërë që për të rinjtë të mos ketë pushime verore dhe se partia në pushtet, VMRO, të mos kuptoje mirë kërkesat e të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat