Deputetja Elmazi: ‘Burrat’ e dobët të BDI-së, diskriminuan femrën shqiptare

Maqedonia

Deputetja Elmazi: ‘Burrat’ e dobët të BDI-së, diskriminuan femrën shqiptare

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 20:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Liljana Elmazi, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së të gjitha niveleve të funksionarëve nuk bën pjesë asnjë femër shqiptare. Ajo akuzon partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim, se ka diskriminuar aftësitë e femrës shqiptare, ndërsa vlerëson se “burrat” e BDI-së kanë dalë më të dobët se intelekti i femrës shqiptare.

“Më bën përshtypje një fakt në qeverinë e re të Maqedonisë. Pse nuk ka asnjë zonjë shqiptare në Qeverinë e re maqedonase? Pas formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, dëshpërimi më i madh vjen nga “burrat” e partisë shqiptare në koalicionin qeveritar, BDI-së së Ali Ahmetit, prej të cilëve në momentin kur pritet avancimi i femrës shqiptare në politike, ndodhi e kundërta. Në kabinetin e ri nuk zuri vend asnjë femër, as në postin e zëvendës kryeministrit ku dikur qëndronte zonja e nderuar Teuta Arifi, as në postin e ndonjë ministri dhe, madje as si zëvendës ministër ose sekretar shtetëror. A thua politika shqiptare në Maqedoni qenka bërë “punë burrash”?
Te paktën, le të jape rezultate si e tillë, por, siç po e shohim , muskujt e burrave po dalin më të dobët se intelekti i femrave shqiptare atje”, shkruan deputetja Liljana Elmazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat