Shilegov: VMRO, në mënyrë të paligjshme ka miratuar planet detale urbanistike

Maqedonia

Shilegov: VMRO, në mënyrë të paligjshme ka miratuar planet detale urbanistike

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 17:06

LSDM-ja opozitare vazhdon të ngul këmbë se Këshilltarët e komunës qendër nga radhët e VMRO-DPMNE-së në mënyrë të paligjshme kanë miratuar planet detale urbanistike. Zëdhënësi opozitarë Petre Shilegov edhe njëherë ka përkujtuar nenin 62 të ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili parasheh që planet detale urbanistike të miratohen me shumicë absolute, që nënkupton shumicën e këshilltarëve nga numri i përgjithshëm i tyre. Ndryshe komuna qendër numëron 23 anëtarë, derisa pro planeve detale urbanistike kanë votuar 11 këshilltarët e VMRO-së, kryesuesi i këshillit Mirosllav Shipoviq ka votuar kundër, ata të LSDM-së kanë braktisur sallën.

“Nuk kemi ne në çka të thirremi, ligji është i qartë dhe decid, neni 62 i ligjit për vetëqeverisje lokale, për vendime të llojit të tillë parasheh shumicë absolute, jo të kualifikuar. Në fakt për miratimin e Planit detal urbanistik duhet të përcaktohen më shumë se gjysma nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve në Këshilli përkatës. Në rastin konkret në Komunën Qendër, për miratimin Planeve detale urbanistike që ishin në rend dite duheshe të votojnë së paku 12 këshilltarë”, u shpreh Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Shilegov theksoi se VMRO-DPMNE-ja e motivuar nga biznes interesi, nuk respekton sistemin ligjor në vend dhe gjithnjë shkel ligjet dhe kushtetutën. Vendimin për ndryshimin e planit detal urbanistik e mundësoi kreu i këshillit Shipoviq i cili siguroi kuorumin për mbledhje. Ai nuk braktisi mbledhjen ashtu siç bën këshilltarët e tjerë të opozitës. Vendimi i tij thuhet është ndërmarrë pas presioneve dhe kushtëzimeve të bëra nga VMRO-ja. Ndaj Shipoviqit aktualisht po ndiqet procesi gjyqësor për rastin “MashinoPromet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat