Gjykata vendos lirim me kusht për protestuesit e Tetovës

Maqedonia

Gjykata vendos lirim me kusht për protestuesit e Tetovës

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 16:37

Gjykata Themelore e Tetovës ka liruar nga akuzat 10 personat të cilët akuzoheshin se kanë marrë pjesë në protestat e 6 korrikut në Tetovë. Të akuzuarit janë liruar me kusht edhe atë 2 vjet e gjysmë, ndërsa nëse e pësërisin veprën do të dënohen me shtatë muaj burg.

“Në gjykatën e Tetovës është mbajtur seanca kundër të akuzuarve N.I nga Tetova, F.M nga Tetova, E.M nga Tetova, D.B nga Reçica e Vogël, Z.B nga Pallçishti i Poshtëm, I.B nga Tetova, I.J nga Tetova, M.G nga Pallçishti, I.Sh nga Tetova dhe S.A nga Tetova, në lidhje me veprën penale pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale.

Pas mbajtjes së seancës kundër të gjithë të akuzuarve është sjellë vendim jo fuqiplotë me të cilët të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe ndaj tyre është shqyrtuar masë alternative dënim me kusht. Poashtu njëkohësisht edhe kundër dy të akuzuarve N.I dhe F.M që të dy nga Tetova të cilët janë mbajtur në paraburgim që nga 9 korriku janë lëshuar në shtëpi.

Ndryshe, personat në fjalë akuzoheshin se më 6 korrik kanë marrë pjesë në protestat e dhunshme të cilët u organizuan për të mbështetur protestat në Shkup kundër gjykimit në rastin Monstra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat