Nimic vjen në Shkup e Athinë?

Maqedonia

Nimic vjen në Shkup e Athinë?

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 14:20

Ndërmjetësuesi Metju Nimic deri në fund të muajit, ndoshta do të mbajë edhe një herë bisedime për emrin në Athinë e Shkup, shkruan gazeta greke “Etnos”.

Gazeta në këtë rast përkujton në komentin e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, kur duke iu referuar deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel ka theksuar se VMRO-DPMNE nuk do të hyjë në kurrfarë iniciativa dhe ideja në të cilat do të kontestohet identiteti i popullit maqedonas, gjuha maqedonase dhe kombi.

“Megjithatë deri në fund të muajit, ndoshta do të mbahet edhe një turn bisedimesh në Athinë e Shkup, por sipas klimës që emiton Gruevski, nuk do të ketë shumë hapësirë për optimizëm”, komenton ‘Etnos’.

Akuzat e adresuara tek pushteti maqedonas, janë përditshmëri në mediumet greke. Kur kryeministri Andonis Samaras para pak kohësh tha se “gjuha maqedonase nuk ekziston”, shkaktoi kënaqësi të pa fshehur tek gazetarët grek, të cilët edhe përkrah të gjithave, si edhe pushteti grek, thanë se Athina “bën gjithçka që mundet me qëllim që kjo çështje të zgjidhet” dhe është “anë konstruktive”.

Nga ana tjetër çdo deklaratë që vjen nga pala maqedonase komentohet si provokim dhe “provë se pala maqedonase nuk do kompromis”. Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic, herën e fundit ka vizituar Athinën e Shkupin në shtator të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat