Përfundon e qetë protesta

Maqedonia

Përfundon e qetë protesta

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 08:50

Po nisin të shpërndahen protestueset në mënyrë të qetë. Deri tash nuk janë vërejtur raste të thyrjes së xhamave të dyqaneve sikur herëve të kaluara.

Në emër të familjarëve, Daim Luçi ka lexuar një deklaratë në të cilin i është bërë thirrje OSBE-së, Avokatit të Popullit, Komitetit të Helsinkit e organizatave tjera që të vizitojnë në burgje të dënuarit në rastin "Monstra" dhe ta njoftojnë publikun për gjendjen e tyre.

"Nëpërmjet 'Marshit të lirisë' ngrisim zërin e protestës, të bindur që nuk do të hasim në vesh të shurdhër dhe do të ketë zgjidhje e padrejtësive ndaj shqiptarëve. Partitë shqiptarë të jenë me popullin e jo me ata qe e diskriminojnë atë", ka deklararuar, ndër të tjera, Luçi.

Ai ka ritheksuar kërkesat e bëra në protestën e javës së kaluar, ndërsa ka njoftuar se protesta do të ketë prapë.

Protestuesve u drejtohet Ziadin Sela, i pranishëm edhe Hisni Shaqiri

Protestuesit kanë arritur te barrikada e policisë, ku po brohorasin. Për momentin masës i është drejtuar Zeadin Sela. I pranishëm në protestë është edhe ish-deputeti Hisni Shaqiri.

Protestuesit mbajnë parulla në të të cilat shkruhet: "Ndal skenarëve politikë", "Stop komplotit ndaj UÇK-së", "Respektoni faktet", "Ku i kalojnë pushimet Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi", "E 1= DBK".

Protestuesit janë nisur nga vendtakimi i tyre në hapësirën e xhamisë Jahja Pasha dhe tashmë kanë arritur në afërsi të Bit Pazarit.

Ndërkohë, policia sikur herën e kaluar është ka vendosur barrikadë në afërsi të "Mavrovasjas", duke bllokuar dy korsitë e rrugës.

Në këtë pjesë të qytetit është vërejtur prani e madhe e forcave policore.

Kjo është protesta e tretë në Shkup pas shpalljes së aktgjykimit për të akuzuarit në rastin "Monstra".

I pranishëm në protestë edhe kësaj radhe është kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Sot vazhdojnë protestat për rastin “Monstra”
Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” thotë se do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari ka faliminderuar të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilët siç tha ai, nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dalur në protesta gjithëpopullore.

“Protesta e radhës “MARSHI I LIRISË “do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13.45, në ç’rast do të nisemi nga pllatoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1. I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqedashës dhe liridashës”, deklaroi Ajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat