Ivanov skandal në Dubrovnik, vrapon për foto me Merkelin, por largohet nga protokolli

Maqedonia

Ivanov skandal në Dubrovnik, vrapon për foto me Merkelin, por largohet nga protokolli

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 16:21

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov ka bërë një skandal në Samitin e 100 të liderëve të biznesit të Evropës Juglindore që u mbajt në Dubrovnik.

Një video e publikuar në internet shfaq presidentin Ivanov duke vrapuar për të qenë përkrahë kancerlares gjermane Angela Merkel në foton e përgjithshme të bërë me presidentët pjesëmarrës të Samitit. Ivanov duke vrapuar dhe duke i`u afruar Merkelit, menjëherë është ndaluar nga stafi i protokollit, të cilët kanë lutur që ai të tërhiqet dhe të radhitet në vendin ku ishte rezervuar për foton e përgjithshme.

Videoja e publikuar nxjerrë në sipërfaqe gafën e bërë nga Ivanov.

Ndiqni linkun më poshtë të videos:

http://postimg.org/image/esw24amg3/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat