Kuvendi i miratoi ndryshimet e Kushtetutës

Maqedonia

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Kushtetutës

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 09:21

Me votim individual, pasdite, deputetët, prej të cilëve 82 "për", gjashtë "kundër" dhe një i përmbajtur, i miratuan ndryshimet kushtetuese.

Siç tha Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, vendimi për qasje deri te ndryshimi i Kushtetutës së miratuar me shumicë të dy së tretës, hyn në fuqi menjëherë.

Qeveria, si parashtrues i propozimit, më së voni për 10 ditë do të duhet të përgadisë dhe deri të Kuvendi të dorëzojë projekt-tekst me amandamentet e Kushtetutës.

Në pajtim me ndryshimet, martesa definohet si bashkësi mes burrit dhe gruas, precizim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej tre për qind dhe të borxhit publik prej 60 për qind nga BPV, ndryshim i emrit të Bankës Popullore në Banka e RM-së.

Vendoset edhe ankesa kushtetuese, ndryshimi i përbërjes së Këshillit gjyqësor, ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese.

Gjatë diskutimit, mbështetje ndryshimeve, përveç deputetët nga shumica qeveritare, u dhanë edhe Rafiz Aliti nga BDI-ja, Stojan Millanov nga Partia Socialiste, Kenan Hasip nga Partia Demokratike e Turqëve,...

PDSH-ja votoi kundër.

Me mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, ka përfunduar rendi i ditës i seancës së nëntë. Kuvendi vazhdon me punë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat