Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë

Maqedonia

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 00:41

Për herë të parë pas pesë vitesh pasivitet total, presidenti Ivanov do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë, si organi më i lartë i sigurisë në vend.

Këshilli i Sigurisë do të mbajë një seancë së shpejti, por akoma nuk është vendosur një datë e caktuar, raporton Alsat-M.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë bëhet pikërisht në kohën kur shqiptarët po protestojnë për rastin "Monstra".

Megjithatë, nga kabineti i Ivanovit kanë nënvizuar se mbledhja nuk ka të bëjë aspak me protestat e fundit.

Sipas Kushtetutës këtë organ e udhëheq presidenti i republikës.

Anëtarë të tij janë kryeministri, kryetari i kuvendit, ministri i brendshëm, i jashtëm dhe i mbrojtjes, dhe 3 anëtarë të cilët i cakton vetë presidenti.

Në mesin e 5 funksionarëve të lartë të Sigurisë Kombëtare të Maqedonisë nuk ka asnjë shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat